Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pezullohet nga puna një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet për ryshfet

Pezullohet nga puna një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet për ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me iniciale Sh.G. i cili dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

“ShKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.

Vendimi për pezullim, sipas ShKK-së, është marrë nga Komisioni Disiplinor i ShKK-së, dhe se menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim

/TV Arbëria