Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas njoftimit të MD-së, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022”, thuhet në njoftim.   /TV Arbëria

Powered by WordPress