Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një tubim në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, janë pezulluar inspektorët E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve.

Policia e Shtetit thekson në njoftim se nuk do të tolerojë raste dhune apo tejkalimi të detyrës nga punonjësit e saj, duke nënvizuar se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e institucionit dhe besimin