Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Petro Koçi: Publikimi i faturave të ish-kontribuuesve të UÇK-së ishte gabim, Tahir Sinani mbetet nder i kombit

Petro Koçi: Publikimi i faturave të ish-kontribuuesve të UÇK-së ishte gabim, Tahir Sinani mbetet nder i kombit

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar lidhur me debatet e fundit që lidhen me UÇK-në, protestat politike dhe raportin e partive shqiptare me luftën çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi publik, Koçi e cilësoi si një gabim të panevojshëm publikimin e faturave që lidhen me disa ish-kontribuues të UÇK-së. Ai gjithashtu deklaroi se Dritan Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë komandant në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Koçit, Tahir Sinani mbetet një figurë e nderuar jo vetëm për UÇK-në dhe Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar.

Deputeti socialist theksoi se nëse ekziston një forcë politike në Shqipëri që mund të konsiderohet partnere e vërtetë e UÇK-së, ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Partinë Demokratike se gjatë luftës në Kosovë ka qenë aktive kundër LPK-së dhe UÇK-së, duke organizuar herë pas here protesta kundër Qeverisë së Luftës në Shqipëri.