Njohësi i zhvillimeve politike, Jusuf Bytyqi ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet lokale në Drenas.
Bytyqi ka thënë se PDK moti kanë planifikuar të mos e rikandidojnë Ramiz Lladrovcin për kryetar të komunës, për shkak se sipas tij Lladrovci kishte krijuar disa probleme në kryesinë e degës.
“Në zhvillimet e Drenasit jam i kyçur edhe tash edhe më herët. Problemet e PDK-së me kreun aktual të komunës, nuk kanë zanafillë veç sot por edhe më herët. Kur i takon përfaqësuesit e Kryesisë Qendrore, ata i tregojnë me fakte se kanë pasë fjalë që kreu aktual i komunës këtë mandat të dorëzohet, të mos kandidojë, sepse i ka hidhëru, i ka kriju disa probleme atje në kryesinë e degës”, ka deklaruar Bytyqi në N’Pult me Resim Morinën.
Tutje Bytyqi thotë se Petrit Hajdari me mbështetjen e Kryesisë Qendrore mund të fitojë edhe pa balotazh.
“Pasur parasysh se Petrit Hajdari tash e ka mbështetjen qendrore, ndërsa ky nuk e ka pasur…Ky [Petrit Hajdari] me mbështetjen e kryesisë qëndrore mund të fitojë edhe pa balotazh. Petrit Hajdari është kandidat serioz dhe e di sa e vlerësojnë njerëzit në komunën e Drenasit, pa e mohu kontributin e kreut aktual të komunës.”, ka thënë ndër të tjerash Bytyqi në TV Arbëria.