Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Petkoviqi thotë se formimi i Asociacionit nuk varet nga Kurti

Petkoviqi thotë se formimi i Asociacionit nuk varet nga Kurti

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka” kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se mënyra e formimit të kësaj vashkësue është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 dhe 2015.

“Nuk ka vend për arbitraritet”, tha Petkoviq, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me Asociacionin në një intervistë për agjencinë kroate Hina, në të cilën kryeministri i Kosovës deklaroi se, duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shihte se çfarë lloj drafti ka përgatitur Ekipi Menaxhues.

Petkoviq në deklaratë tha se Kurti “ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to”, raportojnë mediat serbe.

“Kurti nuk ka asnjë bazë për të dalë me dëshirat dhe pikëpamjet e tij arbitrare për këtë çështje – detyra e tij është ta zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë ato”, theksoi Petkoviq.

/TV Arbëria

Powered by WordPress