I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në Kosovë me rastin e festave të Krishtlindjeve.
Siç thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petkoviq sot do të qëndrojë në Zubin Potok, ku në ora 16:30 do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në portën e Kishës së Trinisë së Shenjtë, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët serb të mbledhur.
Më pas Petkoviq do të marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjes në mesnatë në manastirin e Banjskës.
Nesër, në ditën e Krishtlindjes, në përputhje me zakonet e Krishtlindjeve, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë do të jetë në krye të familjes së Srećko Vasić në Zveçan, thuhet në komunikatë. /TV Arbëria