Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “X” për të shpërndarë propagandë.
Petkoviq në “X” ka postuar një fotografi ku pretendon se një polic po heq poster të Trump, ndonëse askund nuk shihet që të jetë poster i Trump-it. Për më tepër, rasti pretendohet të jetë në Leposaviq, kurse fotografitë e tjera të bashkëngjitura shihen të jenë në Mitrovicë të Veriut.