Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “X” për të shpërndarë propagandë.
Petkoviq në “X” ka postuar një fotografi ku pretendon se një polic po heq poster të Trump, ndonëse askund nuk shihet që të jetë poster i Trump-it. Për më tepër, rasti pretendohet të jetë në Leposaviq, kurse fotografitë e tjera të bashkëngjitura shihen të jenë në Mitrovicë të Veriut.
“Niveli i hipokrizisë së regjimit të PR në fjalët e tyre uruese drejtuar Presidentit Trump, më së miri shihet në sjelljen e policisë së Kosovës që po grisin posterët e Donald Trump në Leposaviq. Mund ta imagjinoni vetëm shkallën e represionit kundër popullit serb”, ka propaganduar Petkoviq.