Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Petkoviq: Banka Popullore e Serbisë ka lejuar që valuta zyrtare të jetë dinari

Petkoviq: Banka Popullore e Serbisë ka lejuar që valuta zyrtare të jetë dinari

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar për televizionin publik serb, RTS-në se “përpjekja për të shfuqizuar transaksionet e pagesave në Kosovë është një nga vendimet më të vështira dhe të veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit, qëllimi i të cilit është “eksodi i popullit serb, i cili ndikon në mbijetesën e pakicës serbe në Kosovë”.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “si Bislimi ashtu edhe Kurti dhe të gjithë në Kosovë e përdorin euron “në mënyrë ilegale” dhe tani guxojnë të thonë se dinari është i paligjshëm dhe se nuk ka të drejtë të jetë në territorin e Kosovës”.

Ai ka thënë se adresimi mediatik është vetëm një segment i luftës diplomatike që zgjat me ditë të tëra.

 

 

“Tani dëgjuam presidentin tonë Aleksandar Vuçiq, ai pati takime dhe bisedime shumë të rëndësishme me përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë në Davos, me njerëzit më me ndikim në botë, ku bisedoi me ta për situatën në Kosovë dhe veçanërisht për atë që mund të ndodhë nëse ky vendim i Prishtinës, i cili ka të bëjë me transaksionet e pagesave, hyn në fuqi, kështu që ne këtu në Beograd gjatë kësaj kohe, por edhe në ditët kur morëm vesh për këtë informacion, filluam me kontakte të shumta diplomatike dhe takime me autoritetet kompetente shtetërore, sektorin bankar, dhe me Kursimoren e Postës”, ka pretenduar Petkoviq, transmeton Paparaci.

Petkoviq ka thënë se “janë bërë analiza të rëndësishme me përfaqësuesit e KUINT-it dhe me të gjithë në Bashkimin Evropian”, dhe se atyre i janë paraqitur qartë “përmasat katastrofike” nëse një vendim i tillë i njëanshëm i Kosovës hyn në fuqi”.

 

 

“Sigurisht që pres që të realizohet ajo që tha zoti Lajçak, se ai shpreson në një zgjidhje që nuk do të përfundojë me pasoja negative. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sepse nëse Bislimi thotë se dinari nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës, se ata që përdorin dinarë janë shkelës te ligjit, pra le të hapim çështjen e valutës në Kosovë, të hapim çështjen e statusit te euros në territorin e Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka pretenduar se “valuta e vetme në Kosovë është miratuar nga Banka Popullore e Serbisë”, dhe se “ajo valutë është dinari e jo euro”.

Themes by WordPress