Tifozët gjermanë kanë nisur një peticion që çerekfinalja e Euro 2024 të riluhet.
Skuadra e Julian Nagelsmann u eliminua nga Europiani në shtëpinë e tyre nga Spanja të premten, shkruan Gazeta Express.
Spanja përparoi falë një goli në minutën e 119-të nga Mikel Merino, duke e dërguar “Stuhinë e Kuqe” në gjysmëfinale.
Megjithatë, gjermanët besuan se duhet të ishin dhënë një penallti para se Merino të shënonte për spanjollët.
Gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Marc Cucurella më herët në kohën shtesë – dhe gjyqtari i Premier League, Anthony Taylor, lejoi vazhdimin e lojës pavarësisht apelimeve të mbështetësve të kombëtares vendase.
Shumë tifozë që po shikonin ndeshjen u habitën nga vendimi – disa madje thanë se kombëtaret duhet të bojkotojnë gjyqtarët anglezë.
Dhe tani një peticion është nisur online nga tifozët gjermanë – me një qëllim për të arritur 500,000 nënshkrime, dhe tashmë ka shkuar në 350,000.
Megjithatë, gjyqtarët ishin të saktë në vendimin e tyre për shkak të udhëzimeve të reja të UEFA-s. Sipas ESPN: “Brifingu i UEFA-s para turneut për prekjet me dorë dha një shembull specifik si ai i Marc Cucurella, duke thënë se nuk duhet të jetë penallti për prekje me dorë.”