Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e enjte në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull nga Kosova. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse.
/TV Arbëria