Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Pështilluni me flamur” – Mirena: Më pengon që kosovarët ua fusin gishtat në sy shqiptarëve

“Pështilluni me flamur” – Mirena: Më pengon që kosovarët ua fusin gishtat në sy shqiptarëve

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7 se i pengon që kosovarët “ia fusin gishtat në sy shqiptarëve”, kur flitet për patriotizmin.

Ai ka thënë se patriotizmin e sheh nga këndi praktik.

“Çfarë më pengon te pjesa jonë e kosovarëve, disi shumë ia fusim gishtin në sy shqiptarëve dhe ia shohim për të madhe dhe përpiqemi me dhunë; kapeni duajeni flamurin, bëhuni patriota, pështilluni me flamur”, ka thënë Mirena.

Sipas gazetarit Mirena, shoqëria e Shqipërisë është e vetmja normale në Ballkanin Perëndimor.

Ka shtuar se shoqëria kosovare ka mbetur në të kaluarën, teksa shoqërisë shqiptare thotë se nuk po i intereson e kaluara – kjo po rrjedhon sipas Mirenës që ata ta bëjnë një kombëtare që shkon ne evropian, të ndërtojë një stadium në nivele të larta.