Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peshkop Nikolla Xhufka takohet me kryetarin e Gjakovës: Një hap drejt bashkëjetesës dhe paqes së përbashkët

Peshkop Nikolla Xhufka takohet me kryetarin e Gjakovës: Një hap drejt bashkëjetesës dhe paqes së përbashkët

Sot Peshkop Nikolla Xhufka ka zhvilluar një takim vëllazëror me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Xhufka e cilësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëjetese të bekuar ndërmjet komuniteteve, duke theksuar se drita e Ungjillit ndriçon çdo rrugë që çon drejt pajtimit dhe respektit.

Postimi i plotë:

Sot, në frymën e dashurisë së Krishtit dhe shërbesës për paqen e përbashkët, pata kënaqësinë të mirëpres një takim vëllazëror me Kryetarin e Gjakovës, z. Ardian Gjini.

Ky dialog është një hap tjetër drejt ndërtimit të një bashkëjetese të bekuar dhe një dëshmi se drita e Ungjillit ndriçon çdo rrugë që shpie drejt mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Lavdi Zotit për këtë takim të frytshëm.