Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peshkop Nikolla Xhufka: Krishti nuk thërret përmes zhurmës, por përmes së vërtetës

Peshkop Nikolla Xhufka: Krishti nuk thërret përmes zhurmës, por përmes së vërtetës

Peshkop Nikolla Xhufka ka përcjellë një mesazh shpirtëror për besimtarët, duke i ftuar ata të afrohen me Zotin përmes së vërtetës dhe lutjes.

Në mesazhin e tij, ai thekson se Krishti nuk thërret përmes zhurmës, por përmes së vërtetës, duke shtuar se Liturgjia nuk është thjesht një traditë, por një takim i drejtpërdrejtë me Perëndinë.

Sipas Xhufkës, në një botë të mbushur me zhurmë dhe shpërqendrime, Krishti vazhdon të thërrasë me qetësi ata që janë në kërkim të besimit dhe paqes shpirtërore.

Ai ka ftuar besimtarët të marrin pjesë në Liturgji në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, duke theksuar se dyert e saj janë gjithmonë të hapura për të gjithë ata që kërkojnë praninë e Zotit.