Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Peshkop Nikolla Xhufka i bën thirrje Kryepeshkopit Joan për njohjen e Autoqefalisë së Kishës së Ukrainës

Peshkop Nikolla Xhufka i bën thirrje Kryepeshkopit Joan për njohjen e Autoqefalisë së Kishës së Ukrainës

Në një apel publik, Peshkop Nikolla Xhufka i drejtohet Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësi Joanit, duke i kërkuar që të njohë Autoqefalinë dhe pavarësinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Ukrainës, shkruan TV Arbëria.

Sipas Peshkop Xhufkës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë duhet të distancohet nga ajo që ai e cilëson si “vijë filoruse e trashëguar nga paraardhësi Anastas” dhe të rreshtohet qartësisht me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës, të cilën ai e quan “Kisha Mëmë”.

“Nuk je më i detyruar të ndjekësh vijën e gabuar të paraardhësit tënd,” shprehet Xhufka, duke theksuar se njohja e Autoqefalisë së Ukrainës është çështje parimi dhe koherence kishtare. Ai ngre gjithashtu pyetjen:
“Pse kur Patriarkana Ekumenike i jep Autoqefalinë Kishës sonë ka vlerë, ndërsa kur ia jep Ukrainës jo?”

Në apelin e tij, Peshkop Xhufka bën thirrje për një orientim perëndimor të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në përputhje me aspiratat e shqiptarëve dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bëhu me viktimat e luftës dhe jo me pushtuesit. Mbroji të dobëtit dhe jo agresorët,” thuhet më tej në mesazh, i cili mbyllet me një lutje për ndriçimin shpirtëror të Kryepeshkopit Joan.

/ TV Arbëria