Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peshkimi i ndaluar në Pogradec, sekuestrohen mbi 1500 metra rrjeta të paligjshme

Peshkimi i ndaluar në Pogradec, sekuestrohen mbi 1500 metra rrjeta të paligjshme

Organizata e menaxhimit të peshkimit në bashkëpunim me policinë kufitare dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë sekuestruar mbi 1500 metra linear rrjetë peshkimi, e cila është përdorur në brigjet e liqenit të Ohrit ne Pogradec, në kohën kur peshkimi është i ndaluar në mbrojtje të koranit.

Ndalimi i peshkimit në Liqenin e Ohrit në Pogradec përgjatë gjithë muajit dhjetor ka shtuar kontrollet nga organizata e menaxhimit të peshkimit.

Megjithë sensibilizimet e vazhdueshme dhe faktit të njohur prej vitesh se me qëllim mbrojtjen e koranit të këtij liqeni gjatë periudhës së shumimit nuk lejohet asnjë lloj peshkimi, sërish ka patur tentativa nga individë që gjatë natës janë përpjekur të gjuajnë koranin me rrjeta.

Për peshkatarët e licensuar në Pogradec, peshkimi në liqen do te lejohet nga data 1 janar me specifikimin për të peshkuar vetëm në afërsi të bregut.