Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Peshkaqeni ma mori beben në det…” – Dëshmia tronditëse e një humanisteje nga koha e eksodit të refugjatëve nga Kosova

“Peshkaqeni ma mori beben në det…” – Dëshmia tronditëse e një humanisteje nga koha e eksodit të refugjatëve nga Kosova

Behide Hasanaj, humaniste dhe poete, ka rrëfyer një histori rrëqethëse nga periudha e pasluftës, kur mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të largoheshin ilegalisht drejt vendeve të Perëndimit. E ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arberia, Hasanaj kujtoi një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë një udhëtimi me gomone nga Durrësi drejt Zvicrës, përmes Italisë.

Në një moment emocional, Hasanaj tha se kanë kaluar vite duke vuajtur nga trauma që la pas ajo ditë fatale. Ajo tregoi se ishte vetë dëshmitare e një rasti ku një nënë shtatzënë dhe foshnja e saj humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë kalimit në det.

“Ne bajshim në atë kohë me gomone prej Durrësit deri në Zvicër ilegalisht i kena bajt. I mbushnim gomonat, prej aty në Itali, tani në Zvicër, se Zvicra në atë kohë nuk i ka leju refugjatë e Kosovës. Na u mundojshim me i ndihmu se Serbia i dëbojke prej shtëpive të veta. Ata janë kanë pa shpresë, veç Zotit ju kanë mbështet”

“Edhe jemi ardh afër bregut për me zbrit me gomone, veç kur m’ka ra beba te kamt. Djalë u kanë, edhe unë po du me ja pre kërthizën, se disha që u kanë shtatzanë ajo. Edhe e kom marrë me pre, ja prejti peshkaqeni… e mur peshkaqeni nanën e bebën. Edhe ata fëmijë që janë kanë aty. Drejt me të kallxu, unë kam hjek shumë 20 vjet me këto trauma, ama nuk mujsha me përballu”

“Jemi kanë me trauma. Unë jam shëru, ama jo qysh duhet, sepse gjithmonë paraftyrohet”. /TV Arbëria