Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pesë xhudistët nga Kosova pushtojnë Austrinë, synojnë medalje

Pesë xhudistët nga Kosova pushtojnë Austrinë, synojnë medalje

Prej të premtes deri të dielën në Linz të Austrisë mbahet gara e radhës e turit botëror të xhudos, “Grand Prix Upper Austria”.

Në mesin e xhudistëve që do të marrin pjesë në këtë garë, janë edhe ata nga Kosova, pesë gjithsej.

Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Akil Gjakova, Dardan Cena e Loriana Kuka do të jenë xhudistët që përfaqësojnë vendin tonë.

Nuk janë bartëse dhe medalja eventuale do të ishte sukses i madh si për Flakën ashtu edhe për Fationën.

Të shtunën në tatami dalin Akil Gjakova e Dardan Cena, që garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Akili si bartës i dytë është pretendent i fuqishëm për medalje. Dardani nuk është bartës dhe plasmani në tetë më të mirët do të ishte sukses i madh për të.

Të dielën garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. Ajo është bartësja e shtatë.

Loriana në fakt ka pasur telashe të mëdha kohët e fundit për të zënë vend në podium. Së fundi medalje me peshë fitoi në qershor të vitit të kaluar.

/TV Arbëria

Powered by WordPress