Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në 5-vjetorin e arrestimit të tyre, ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.
“Me ngritjen e aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarëve të tyre, po tentohet të ndërrohen aleatët e sprovuar të perëndimit, që e kanë ruajtur orientimin perëndimor të popullit tonë, por edhe stabilitetin politik dhe arkitekturën e sigurisë nga Podgorica, Shkupi, Tirana dhe Prishtina. Por, ky eksperiment i ndërrimit të aleatëve nuk do të funksionojë! Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja ishin bashkë me Bill Clinton kundër Sllobodan Millosheviqit. Ishin bashkë me Tony Blair dhe Madeleine Albright kundër Vuçiqit dhe Daçiqit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja u bënë bashkë me Ëesley Clark kundër Arkanit, Mlladiqit dhe Karagjiçit! Ishin bashkë me George Ë. Bush kundër Koshtunicës! Edhe sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë aleatë të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe tërë botës perëndimore. Tash e dy dekada ata janë njerëzit më besnikë të vlerave perëndimore. Ata janë diga e perëndimit në Ballkan! Paraqitja dijnitoze dhe këshillat publike të tyre nuk janë shprehje frike, por reflektim i shpresës për të mbajtur një kohezion, mirëkuptim dhe dashamirësi, jo vetëm në mes neve shqiptarëve, por edhe të pakicave! Thirrja e tyre për besim në drejtësi është thirrje për unitet! Është thirrje për mbrojtje të dinjitetit tonë!”, ka shkruar ai.