Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pesë vetura përfshihen nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit, arrestohet një person i dyshuar

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit, arrestohet një person i dyshuar

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha për klankosova.tv se Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.