Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pesë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Pesë persona janë vrarë nga grantimet ruse në qytezën e Çasiv Jarit, teksa trupat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Rusia sulmoi një ndërtesë të lartë banimi dhe një shtëpi private, tha guvernatori rajonal, Vadym Filaskhin. Ai tha se viktimat ishin burra nga mosha 24 deri në 38 vjeç. Filaskhin u bëri thirrje banorëve që kanë mbetur të largohen nga kjo qytezë që gjendet në vijën e frontit.

Çasiv Jari, para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, kishte 12.000 banorë.

“Për më shumë se dy vjet, jeta normale në Çasiv Jar ka qenë e pamundur”, shkroi Filaskhin në rrjetet sociale. “Mos u bëni shënjestra ruse – evakuohuni”.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka kapur qytezën Pivniçne, po ashtu në rajonin e Donjeckut.

Ky pretendim i Rusisë nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Teksa Rusia po vazhdon ofensivën në lindje të Ukrainës, Kievi që nga 6 gushti ka dërguar trupa brenda territorit rus, në rajonin e Kurskut. Kjo ofensivë kryesisht është një përpjekje e Ukrainës që të detyrojë Rusinë të tërheqë trupat nga fronti i Donjeckut. /REL

Powered by WordPress