Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus humbi kontrollin në Leipzig të Gjermanisë. FlixBus sapo ishte nisur nga Berlini me 53 udhëtarë dhe destinim kishte Zurichun.
“Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen”, ka thënë kompania në një deklaratë për media.
Policia ka deklaruar se helikopterët dhe një numër i madh i ambulancave kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.