Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Pesë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Pesë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku pas mesnatës, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura.

Siç tha ajo, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.

/TV Arbëria