Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë -Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura, ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.