Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pesë të arrestuar në Tiranë, vozisnin makinën të dehur

Pesë të arrestuar në Tiranë, vozisnin makinën të dehur

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas Lapsi.al, në pranga kanë rënë A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Tutje Policia e Shqipërisë thotë se edhe një shofer 55-vjeçar, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me një motor me drejtues 28-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vozitësi i motorit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/TV Arbëria