Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pesë serbë ndalohen në Graçanicë, dyshohen për cenim të lirë të votës

Pesë serbë ndalohen në Graçanicë, dyshohen për cenim të lirë të votës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bashkë më Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se pas raportimeve në media në lidhje me deklarimet e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në Komunën e Graçanicës, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Në lidhje me këtë, janë ndaluar pesë persona shtetas të Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria.