Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pesë policë të Kosovës certifikohen për teknik të bombave

Pesë policë të Kosovës certifikohen për teknik të bombave

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar për teknik të bombave.

Ata janë certifikuar bashkë me shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë.

Më 18 tetor 2024, në bazën e Njësive Speciale “Vrella”, përfundoi me sukses “Trajnimi Themelor për Teknik të Bombave”, ku pesë zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë u certifikuan pas trajnimit intensiv.

Ky program, i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), përfshiu trajnim teorik dhe praktik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve eksplozive.

“Bashkëpunimi mes policive të të dyja vendeve ka kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale”, thuhej në njoftimin e policisë.