Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pesë persona në pranga për tjetërsimin e një prone 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë

Pesë persona në pranga për tjetërsimin e një prone 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas dyshimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke pajisur një person me fletë poseduese për një pronë prej 2 hektarësh në Fushë Kosovë.