Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pesë organizata padisin deputeten e VV-së dhe Kuvendin për diskriminim ndaj komunitetit LGBTIQ+

Pesë organizata padisin deputeten e VV-së dhe Kuvendin për diskriminim ndaj komunitetit LGBTIQ+

Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders, kanë dorëzuar padi në Gjykatën Themelore ndaj Kuvendit të Kosovës dhe deputetes Labinotë Demi- Murtezi.

Ata janë paditur për “Cenim të dinjitetit, trajtim çnjerëzor apo poshtërues dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+”, që sipas këtyre organizatave ka ndodhur në seancën e 16 marsit 2022.

Sipas tyre në atë seancë deputetja Demi-Murtezi kishte thënë se “personat LGBTIQ+ shpërndajnë sëmundje”.

Demi-Murtezi është deklaruar kundër projektkodit civil i cili dështoi të miratohej në mars të vitit 2022. Si arsye ishte përmendur pika e dytë e nenit 1138, që lejon bashkësitë civile mes personave të seksit të njëjtë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress