Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Pesë kompani aplikojnë për tenderin për rehabilitimin e Njësisë A3

Pesë kompani aplikojnë për tenderin për rehabilitimin e Njësisë A3

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se pesë kompani/konsorciume ndërkombëtare e vendore aplikojnë për tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e Njësisë A3.

Konzorciumet/kompanitë e përbëra nga ndërkombëtarë e vendorë, janë: “SBB Energy S.A; Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co., Ltd, BHI CO, Ltd” dhe  “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.

Lidhur me këtë ka folur edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Kjo dëshmon që sot po përmbyllim një garë serioze  me një numër të mjaftueshëm të aplikantëve për të vazhduar në fazën e radhës. Aplikimi i këtyre kompanive/konzorciumeve tregon që kanë zgjedhur të besojnë në këtë proces në KEK-un dhe në Republikën e Kosovës në një të ardhme të sektorit energjetik më të mirë dhe më të sigurt që po e ndërtojmë”, ka thënë ajo.