Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Pesë gjëra që nuk duhen bërë kurrë kur keni stomakun bosh…

Pesë gjëra që nuk duhen bërë kurrë kur keni stomakun bosh…

Disa gjëra nuk janë të mira për t’i bërë me stomakun bosh, kështu që një opsion më i sigurt është të filloni ditën me një mëngjes të shëndetshëm.

Mënyra se si e filloni mëngjesin do të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë gjatë ditës.

Megjithatë, ndonjëherë njerëzit zhvillojnë zakone që mund të çojnë në efekte të padëshiruara fizike dhe emocionale. Nëse këto zakone janë bërë pjesë e rutinës suaj me kalimin e kohës, ato mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Është më mirë t’i shmangni këto gjëra, veçanërisht me stomakun bosh.

Konsumimi i barnave anti-inflamatore

Medikamente të tilla si aspirina, paracetamoli dhe medikamente të tjera anti-inflamatore nuk duhet të merren me stomakun bosh pasi mund të çojnë në komplikime serioze të tretjes. Substancat që përmbajnë këto barna mund të shkaktojnë një çekuilibër në mukozën e stomakut dhe në raste të rënda të çojnë në gjakderdhje gastrike. Për të reduktuar efektet negative të anti-inflamatorëve në sistemin e tretjes, është mirë t’i pini me pak qumësht ose me shumë ujë.

Pirja e kafes

Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar, duhet të jeni të vetëdijshëm për efektet negative të pirjes së kafesë. Edhe pse kafeja është një pije që mund të japë energji, pirja e kafesë me stomakun bosh mund të jetë një zakon i dëmshëm. Edhe nëse kafeja është pa kafeinë, ajo rrit prodhimin e acidit në stomak dhe mund të shkaktojë djegie dhe refluks në stomak. Nëse dëshironi ta shmangni këtë, zëvendësoni kafenë me çaj apo kos frutash që mund t’ju jap energji dhe është më e shëndetshme se kafeja.

Pirja e alkoolit

Konsumimi i pijeve alkoolike me stomakun bosh mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë, zemrën dhe veshkat. Trupi thith alkoolin dy herë më shpejt në stomak bosh. Përveç kësaj, eliminimi i toksinave të tij është më i ngadalshëm, gjë që shkakton një nivel më të lartë të helmimit nga alkooli dhe një ‘hangover’ më të fortë. Nëse për ndonjë arsye pini pije alkoolike me stomakun bosh, sigurohuni që të hani një meze të lehtë menjëherë pas kësaj. Gjithashtu, shmangni kombinimin e alkoolit me kafenë pasi të dyja kontribuojnë në dehidratim.

Ushtrim intensiv

Ka shumë mite për ushtrimet sapo zgjoheni. Disa besojnë se stërvitja me stomakun bosh ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Megjithatë, nuk ka gjasa që stomaku bosh të ndikojë në numrin e kalorive që digjni. Përkundrazi, ushtrimet intensive në këtë rast mund të zvogëlojnë masën muskulore. Trupi ka nevojë për lëndë ushqyese për të filluar çdo ditë, dhe për shkak të ushtrimeve intensive para mëngjesit, trupi do të përdorë rezervat e energjisë për të ruajtur forcën. Zëvendësoni ushtrimet intensive me një që nuk e sforcon shumë trupin tuaj. Gjithashtu, përpiquni të hani të paktën një frutë përpara se të ushtroheni, dhe nëse keni ndonjë problem me tretjen duhet të hani mirë para se të ushtroheni për të parandaluar komplikimet.

Pirja e lëngut të limonit

Lëngu i limonit përmban shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore që janë të rëndësishme për trupin. Pavarësisht këtyre përfitimeve, pirja e lëngut të limonit me stomakun bosh mund të irritojë mukozën e stomakut, veçanërisht në rastet e gastritit apo problemeve me sistemin tretës.

Powered by WordPress