Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pesë futbollistë të lënduar në përleshjen mes U19-shave të Fushë Kosovës e Gjilanit

Pesë futbollistë të lënduar në përleshjen mes U19-shave të Fushë Kosovës e Gjilanit

Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit në grupmoshat e reja U19.

Siç raportohet për shkak të kësaj rrahje, pesë lojtarë kanë përfunduar në spital.

Palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Kjo nuk është hera e parë që në futbollin kosovar kërcet grushti.

Para pak ditësh, një incident ka ndodhur në ndeshjen e ligës së dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit.

Kjo ngjarja bëri bujë të madhe duke ngjallur reagime të shumta.

Akti në fjalë ishte dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke i marrë edhe masat për katër futbollistë të Deçanit dhe një të Prizrenit.

Mirëpo, krejt e mira e kësaj pune është që tashmë zyrtarët e dyja klubeve në fjalë tashmë ia kanë zgjatur dorën e pajtimit, njëri-tjetrit.