Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka miratuar listën e Komisionit të Sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).
Bursistët do të jenë të moshës 15-21 vjeç, nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës.
“Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas rregullores së MKRS për mbështetjen e 10 shpresave olimpike”, thuhet në njoftim.
Gjatë muajit janar ose shkurt, KOK do të përzgjedh edhe dhjetëra bursistë shpresa olimpike, të cilët mbështeten nga KOK-u. Gjatë vitit 2023, 35 bursistë u mbështetën me nga 150 euro në muaj.
/TV Arbëria