Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë.
Nacionale raportoi para pak minutash se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë këtë informacion nga familja e Selimit, pasi ata kanë qenë të paqasshëm.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Specialja ka aksion edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.
Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë, ishte për disa kohë pjesë e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Megjithatë, siç ka mësuar Nacionale, ai tash e një kohë është larguar.
Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë./Nacionale