Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përveç Osmanit, Ulutash takoi dje edhe zyrtarin e lartë të NATO-s: U fol për sigurinë dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Përveç Osmanit, Ulutash takoi dje edhe zyrtarin e lartë të NATO-s: U fol për sigurinë dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

 

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua dje me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në këtë është biseduar për sigurinë, aktivitetet e KFOR-it, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë tendencat më të fundit të sigurisë, aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.