Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përurohet Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeu i UÇK-së në Malishevë, kryetari: Lavdi dëshmorëve të kombit!

Përurohet Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeu i UÇK-së në Malishevë, kryetari: Lavdi dëshmorëve të kombit!

Kryetari i Malishevës, Ekrem kastrati ka njoftuar se sot është bërë përurimi i Shtëpisë së Veteranëve dhe Muzeu i UÇk-së, shkruan TV Arbëria.

Kryetari njofton se kjo është bërë për nder të 25-vjetorit të ditës së çlirimit dhe ditës së dëshmorëve.

“Në prag të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot inauguruam Shtëpinë e Veteranëve dhe Muzeun e UÇK-së, pranë varrezave të dëshmorëve në Malishevë, ku edhe bëmë nderime e homazhe te varrezat aty, për të vazhduar më pas në Kleçkë, dhe për ta përmbyllur me manifestimin qendror në bulevardin “Ibrahim Mazreku”.

Mirënjohje gjithë atyre që sot e nderuan këtë manifestim, dhe me prezencën e tyre i dhanë vlerë të madhe shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës”, ka shkruar Kastrati.

Prezent në ngjarje ishte dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Dita e çlirimit në Malishevë do të shënohet më 16 qershor. /TV Arbëria