Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përurohet shkolla e renovuar “Ahmet Gashi”, Rama: Pjesë e reformës për arsim cilësor

Përurohet shkolla e renovuar “Ahmet Gashi”, Rama: Pjesë e reformës për arsim cilësor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, kanë përuruar shkollën e renovuar “Ahmet Gashi”.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se renovimi i kësaj shkolle është një tjetër hap i madh i Kryeqytetit në përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

“Mësimi tërëditor, renovimi dhe ndërtimi i shkollave të reja janë pjesë e reformës dhe për transformimin e Kryeqytetit.”, aka shkruar ai.

Rama ka falënderuar ambasadorin amerikan për financimin e renovimit të kësaj shkolle dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kryeqytetin dhe Republikën e Kosovës.