Policia e Kosovës ka përuruar sot Nënstacionin Policor në Orllan të Podujevës, një projekt që synon rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e shërbimeve policore për qytetarët e kësaj zone.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.
Sipas Policisë së Kosovës, ky nënstacion do të kontribuojë në forcimin e rendit dhe ligjit, rritjen e sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.