Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përurohet me emrin e ish-kryeministrit të Japonisë parku i lagjes “Arbëria”

Përurohet me emrin e ish-kryeministrit të Japonisë parku i lagjes “Arbëria”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, kanë përuruar parkun e lagjes “Arbëria”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se parku ka marrë emrin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes ‘Arbëria’ me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’iu mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.

/TV Arbëria