Sot stadiumit Liman Gegaj në Malishevë i është shtuar edhe tribuna lindore, punimet e përfunduara janë bërë të disponueshme për publikun në një ceremoni e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
“Ky stadium nuk është vetëm një hapësirë për ndeshje, por edhe një simbol i përkushtimit dhe bashkëpunimit që kemi treguar si komunitet. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë këtë projekt realitet. Le të jetë ky stadium dëshmi e suksesit dhe pasionit tonë për sportin”, thuhet në faqen zyrtare të FC Malisheva.
Projekti ishte investim i përbashkët i MKRS-së dhe Komunës së Malishevës. /tvarbëria/