Sot është përuruar Klinika e re e Ortopedisë, ku kanë marrur pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, shkruan TV Arbëria.
Në këtë ngjarje, ministri Vitia dhe drejtori Azizi, kanë bërë të ditur se një sallë në këtë klinikë do të jetë posaçërisht për rastet elektive, me ketë drejtori ka deklaruar se do të zvogëlohet lista e pritjes së pacientëve.
“Njëra sallë do të jetë ekskluzivisht për raste elektive”, ka thënë Vitia.
“Na e kemi marrë atë planin që nëse e sigurojmë anestezionin ne I kryejm dy operime në ditë me proteza, 10 operime në jave, 40 operime në muaj, 400 operime në vit, që realisht për nje vit e gjysmë, në mënyrë të tepërt të ndijshme zvogëlohet lista e pritjes, i kemi perditsu listat e pritjes”, ka thënë drejtori Azizi.