Këtë të shtunë në Gjakovë është përuruar monumentit i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Prezent në përurimin e kësaj shtatoreje ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Skënderbeu është simbol i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin.
“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.Njëherit, Haradinaj është shprehur mirënjohës ndaj kryetarit, Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj, për realizimin e kësaj vepre.