Personi i arrestuar për therje me thikë të fejuarën është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik.
“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi”, ka thënë ai.