Një i paraburgosur ka kryer dje vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Policia sot ka njoftuar se i njëjti është shtetas i Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Qendra e Paraburgimit Hajvali 29.10.2024 – 19:00. Raportohet se i paraburgosuri mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje, ku më pas është dërguar në QKUK pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.