Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Personat në fotografi kërkohen nga Policia për vjedhje në Bibaj të Ferizajt

Personat në fotografi kërkohen nga Policia për vjedhje në Bibaj të Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për një rast vjedhjeje të ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, deri më tani të dyshuarit nuk janë identifikuar, dhe për këtë arsye kërkohet ndihma e qytetarëve që mund të kenë informacione relevante.

“Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.” – thuhet në njoftim.

Autoritetet shtojnë se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe inkurajojnë qytetarët që të kontribuojnë në zbulimin e këtij rasti.

Policia ka theksuar se bashkëpunimi me komunitetin mbetet një nga shtyllat kryesore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale.