Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Hipertensioni e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të trurit

Gati gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara (47%, ose 116 milionë) janë të diagnostikuar me hipertension.

Në fakt, 1 në 3 të rritur diagnostikohen me para-hipertension, gjendje ku numrat e shtypjes së gjakut janë më të lartë se normalja, por jo aq të lartë sa për t’u diagnostikuar me hipertension.

Më e keqja është se shumica e këtyre individëve që jetojnë me shtypje të lartë të gjakut nuk bëjnë ndryshme në stilin e tyre të jetesës.

Ekspertët e ndryshëm shëndetësorë kanë treguar se sheqeri është një nga produktet të cilin duhet ta shmangin personat me hipertension.

Është e rëndësishme t’i reduktoni produktet të cilat përmbajnë sheqer, pasi që ato esencialisht nuk ofrojnë asgjë më shumë se kalori dhe kontribuojnë në shtimin e peshës – personat mbipeshë dhe obezë janë gjithashtu të rrezikuar të zhvillojnë shtypje të lartë të gjakut.

Ekspertët amerikanë rekomandojnë të konsumoni maksimumi 35.9 gramë sheqer në ditë për meshkujt, ndërsa femrat vetëm 25 gramë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress