Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Persona të panjohur i vënë zjarrin fushës, përfshihet edhe prona e të dëmtuarit në Zubin Potok

Persona të panjohur i vënë zjarrin fushës, përfshihet edhe prona e të dëmtuarit në Zubin Potok

Një burrë në Zubin Potok është ankuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një fushe afër pronës së tij, si pasojë zjarri është përhapur dhe ka përfshirë pronën e të dëmtuarit.

Ankuesit i janë dëmtuar katër koshere bletësh, një kabull elektrike, disa pemë dhe një shtyllë elektrike, përcjell Klankosova.tv.

Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për shkak se i kishin vënë zjarrin një fushe afër pronës së tij, zjarri ishte përhapur dhe kishte përfshirë pronën e ankuesit, dhe si pasojë i janë dëmtuar 4-koshere bletësh, një kabull elektrike, disa pemë dhe një shtyllë elektrike. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.