Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Persona të maskuar në Bërnjak po ndalojnë kosovarët të hyjnë në Serbi

Persona të maskuar në Bërnjak po ndalojnë kosovarët të hyjnë në Serbi

Në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, është vendosur një barrikadë në anën e territorit të Serbisë.

Kurse afër 600 metra, afër urës së Jesgrovikut, janë duke qënduar mbi 10 persona të maskuar afër barrikadës.

Tëvë1, ka mësuar se personat e maskuar po i ndalojnë veturat me tabela 02, por që brenda veturave nëse ka shqiptar nuk lejohen të hyjnë në Serbi, kurse nëse janë të komunitetit serb lejohen të kalojnë pikën kufitare

E Policia e Kosovës, ka udhëzuar veturat me tabela RKS që të mos kalojnë në territorin e Serbisë.

Ndryshe, bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat me shumicë serbe, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.