Grupi militant Houthi, aleat i Iranit në Jemen, ka goditur me dronë drejt Izraelit në mbështetje të aleatëve të tyre Hezbollah në Liban.
Ky grup ka thanë se dromët e kanë goditur Jaffan pranë Tel Avivit dhe Eilat në jug të Izraelit. Izraeli nuk i ka komentuar ende pretendime te tilla. Po ashtu, nuk është e qartë nëse ka pasur ndonjë dëmtim ose të lënduar.
“Në mbështetje të popullit palestinez dhe libanez dhe në solidaritet me rezistencën e guximshme palestineze dhe libaneze, njësia e dronëve të Forcave të Armatosura Jemene ka goditur një vend ushtarak izraelit në zonën e okupuar të Jafas me një dron të tipit Yafa dhe ka goditur vende ushtarake në zonën Um Al-Rashrash/Eilat me katër dronë Samad-4. Me falënderimin e Zotit, të dy operacionet arritën me sukses objektivat e tyre,” tha zëdhënësi ushtarak i Houthis, Yahya Al Saree.
Të hënën, ushtria e Izraelit goditi atë që ajo tha se ishin centrale energjetike dhe një port detar të përdorura nga Houthis në Jemen, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Houthis, si Hamas dhe Hezbollah, janë ndër grupet militante të mbështetura nga Irani, që si pjesë e Aksit të Rezistëncës janë angazhuar në luftu kundër Izraelit, që nga fillimi i luftës në Gaza vitin e kaluar. Ndërkohë Forcat Mbrotësë të këtij shteti tashmë kanë filluar një luftë në disa fronte.
Ndërsa Houthis nuk paraqesin aq shumë kërcënim për Izraelin sa Hamas dhe Hezbollah, ata kanë shkaktuar kaos gjatë vitit të kaluar në Detin e Kuq, ku kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare që ata i konsideronin të lidhura me Izraelin dhe aleatët e tij, duke kërcënuar tregtinë globale./tvarbëria/